Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar në realizimin e projekteve sipas planifikimit për këtë vit. Gjatë kësaj jave ka filluar shenjëzimi horizontal dhe vertikal në qendër të qytetit në Drenas e Komoran.
Shenjëzimi është bërë në të gjitha vendkalimet për këmbësor, projekt ky i cili ndihmon ne orientimin e qytetarëve dhe ndikon në sigurinë e gjithë pjesëmarrësve në trafik.
DSHPE-ja do të vazhdojë në realizimin e projekteve për ofrimin e shërbimeve sa me të mira për sigurinë e udhëtarëve.
Muaj me parë, DSHPE-ja ka realizuar projektin për shenjezimin vertikal dhe horizontal në rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit.