Qeverisja lokale në Komunën e Vushtrrisë, e udhëhequr nga kryetari Xhafer Tahiri ka vazhduar me shtrimin e asfaltit, pak para zgjedhjeve lokale.
Por ajo çka bie në sy është gjerësia dhe trashësia e asfaltit.
Nga publikimi i fotografive nëpër fshatra të ndryshme, shihet se asfalti më shumë i përngjan shtegut të biçikletave, sesa shiritit për vetura.
Ndërsa edhe në pamjet e fundit nga fshati Prelluzhë shihet sërish gjerësia e vogël e rrugës së shtruar me asfalt, ngjajshëm sikur fshatrat tjera.
Ndryshe ky asfalt i shtruar në këtë mënyrë nga pushetit i Xhafer Tahirit, po kuptohet si fushatë para zgjedhjeve lokale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/auto_241208712_3260933540791910_5456768563578089891_n1630622737.jpg)