Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

10:00 - Vazhdon mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Kuvendi Komunal)

10:00 - Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Para komunës së Prishtinës)

10:00 - Mbahet mbledhja e 263-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Platforma “Zoom”)

10:30 – 12:00 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon aktivitete përkujtimore për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit.
 

Agjenda:

10:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit;
11:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë;
12:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë (Malësia e Vërrinit).

13:30Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

14:00Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat