Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar mbikëqyrësin e Insitutit të Psikiatrisë Forenzike. Ky vendim vie pas njoftimit gjatë ditës se një i burgosur në Institut është arratisur.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor. “ njoftoi SHKK -ja nëpërmjet një postimi në Facebook.
Tutje shpjegohet se deri te vendimi për suspendimi është arshur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale, njofton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.”
Të shtunën SHKK-ja ka njoftuar se i arratisuri I.SH. akuzohet akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.