Është e tmerrshme situata, të cilën e kanë krijuar gurthyesit në ato male të bukura të dyja komunave Malishevës dhe Rahovecit.
Vetëm një politikë qorre produkt i politikanëve të korruptuar dhe injorant e shkatërrojnë ambientin në mënyrë aq barbare duke ndotur ajrin dhe asgjësuar biotope dhe biocenoza të botës bimore dhe përfundimisht zhdukjen e ca specieve më të rëndësishme të botës shtazore në ato bjeshkë të mrekullueshme.
Si është e mundur një politikë, të cilës qytetarët e Kosovës dhe të komunave të Kosovës ia kanë besuar të ardhmen e tyre e degradon ambientin në mënyrë kaq brutale dhe të pa përgjegjshme për interesa të pushtetarëve të caktuar e të korruptuar deri në palcë.
Kështu nuk përparon kombi dhe as nuk ndërtohet shteti.
Në Kosovë në përudhën e pas luftës për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës fajtore është politika në krye me Pronto mafinë, politika e zhvatjes e korrupsionit, e gurthyesve dhe e krimit ekonomik të organizuar.
Përderisa kjo politikë frymën në Kosovë dhe bartësit e saj riciklohen në poste të rëndësishme politike dhe në pozita të larta shtetërore Kosova e ka të pamundur ta shoh dritën e zhvillimit dhe përparimit.