Jashari falënderon mantel bardhet për kontributin e tyre në këtë kohë pandemie

Kosova

Jashari falënderon mantel bardhet për kontributin e tyre në këtë kohë pandemie

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:06
Pamje nga vizita

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për stafin mjekësor në QKMF, për punën e tyre, në shërbim të qytetarëve.

“51.616 falënderime për 51.616 shërbime që mantel bardhët tonë kanë dhënë vetëm gjatë muajit gusht për qytetarët në këtë kohë të vështirë pandemie”, tha Jashari.

Jashari, tutje tha se mantel bardhët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, në këtë kohë pandemie, përkundër faktit që janë të pakët në numër e po ashtu edhe punojnë me orare të tejzgjatura, ku si pasojë e politikave të gabuara të nivelit qendror, shumë mjek janë larguar duke shkuar në specializim e disa tjerë jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë.

“Gjatë punës sime si kryetar, jam angazhuar maksimalisht në avancimin e shërbimeve shëndetësore përmes pajisjeve mjekësore, aparaturave diagnostike dhe medikamenteve që kemi siguruar për QKMF-në në Skenderaj”, tha Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat