Një 16-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 13:30 në një vetë-aksident trafiku në fshatin Obrançë të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, është shprehur Ahmeti.
Tashmë i ndjeri që vdiq pas këtij aksidenti është Edin Blakçori nga fshati Letanc i Podujevës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/06/auto_edinii-837x10241630943043.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/06/auto_foto-11630943045.png)