Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Mot i vranët e me intervale me diell do të mbajë këtë të mërkure në Kosovë. Rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat