Vdes ortopedi Agron Pustina

Kosova

Vdes ortopedi Agron Pustina

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 13:29
Agron Pustina

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe studentëve, pas lajmit për vdekjen e  doktor Agron Pustina, i cili për shumë vjet punoi si Ortoped dhe drejtor në Klinikën e Ortopedisë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se profesor Pustina dha kontribut të çmueshëm në edukimin e gjeneratave të tëra nga fusha e ortopedisë.

“Kujtimi për profesorin do të mbetet i përhershëm!”. 

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Prof.Dr. Agron Pustina

Dr. Pustina ka qenë mjek, ortoped, doktor i shkencave, profesor.

Lindi më 1944 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu ne Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 1967. Specializoi në lëmin e Ortopedisë në Bruksel. Studimet pasdiplomike i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe më 1975, mbron temën e magjistraturës me titull: “Kontributi i ligamenteve teres A në nyjat vaskulare të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullës”. Ndërsa, më 1979 në Fakultetin e Mjekësisë në

Zagreb mbron tezën e doktoratës me titull: ”Dinamika e ndyshimeve vaskulare të pjesës proksimale të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullave” (SK).

Ishte njëri nga themeluesit e katedrës së ortopedisë. Më 1971 kalon në Klinikën Ortopedike në Prishtinë, ku merr titullin profesor ordinar i lëndës Kirurgjia e përgjithshme dhe luftarake në Fakultetin e Mjekësise në Prishtinë. Pas luftës për një kohë te gjatë ishte drejtues i Bordit për edukim të vazhdueshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës. Ka marrë pjesë në disa Kongrese e simpoziume ndërkombëtare dhe ka publikuar 26 punimeshkencore si autor dhe koautor.

Në Kongresin e parë të Mjekësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës e dokoron me titullin “Nderi i Mjekut” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve në Kosovë.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat