Ka ndërruar jetë në moshë të shtyer nëna e heroit kombëtar Rasim Kiqina, Nëna Hasibe.
Lajmin e hidhur e ka dhënë i biri i saj, Fejziu, i cili është edhe kandidat për Kryetar të Drenasit nga VV-ja.
Varrimi i së ndjerës bëhet nesër (09.09.2021), në orën 17:00 tek varrezat e lagjes Kiqina.
Njoftim mortor:
Me pikëllim ju njoftoj se sot në mesditë është ndarë nga jeta nëna ime, Hasibe Kiqina. Varrimi i nënës Hasibe bëhet nesër (09.09.2021), në orën 17:00 tek varrezat e lagjes Kiqina.
Ngushëllime Familjes Kiqina!