Sot në fshatin Polac në Skenderaj, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi e cila thuajse u shkatërrua tërësisht. Shpërthimi erdhi nga bojleri. Për fat të mirë nuk kishte viktima.
Në vizitë te kjo familje ishte kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili ka thënë se si komunë kanë marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’i bëjmë zgjidhje të përhershme të banimit kësaj familje.
Postimi në Facebook:
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, vizitova familjen e Fetah Veliut, nga fshati Polac, për të parë nga afër lëndimet që kanë marrë anëtarët e kësaj familje dhe dëmet e shumta materiale si pasojë e shpërthimit të bojlerit.
Për familjen e Fetah Veliut si komunë kemi marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’i bëjmë zgjidhje të përhershme të banimit kësaj familje.
Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz.
Anëtarëve të lënduar të kësaj familje iu urova shërim të shpejtë dhe i sigurova që do të qëndrojmë afër tyre në tejkalimin e kësaj fatkeqësie.
