Kryetari aktual dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Shpejtim Bulliqi ka zhvilluar një takim kandidatet gra siç e quan ai nga lista fituese e zgjedhjeve të tetorit.
Sipas tij, roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë.
Postimi në Facebook:
Sot kam zhvilluar takim me kandidatet gra nga lista fituese e zgjedhjeve të tetorit
Roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë. Parakusht i barazisë sociale është barazia gjinore, e ky është synimi ynë si Lëvizje VETËVENDOSJE!, duke avokuar për të drejta të barabarta gjinore e avancim të rolit të grave në shoqëri.
Bashkë në vendimarrje!
Të barabartë në shoqëri!