Sot ka ndodhur një aksident trafiku në orët e mëngjesit ku tragjikisht ka humbur jetën një fëmijë 1-vjeçar.
Një kamionetë dyshohet se ka goditur një fëmijë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë.
Përveç policisë lajmin për këtë ngjarje tragjike e ka bërë të ditur edhe nëna e fëmijës përmes një postimi në Facebook.
"Të Allahut jemi dhe te ai do kthehemi
Pas një aksidenti ndërroi jetë vajza ime Dua Sadiku për varrimin ju njoftojmë nesër", ka shkruar nëna e tij në facebook.
Sipas Policisë fëmijë nuk ka mundur tu bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq, ngasësi i kamionetës është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriqimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.