Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga koronavirusi.
Kjo është hera e parë që SHSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë.
Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç.
Ministria e Shëndetësisë ka liferuar 7.920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK.