Sot rreth orës 16:00 polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit, Sabedin Livoreka, në parkingun e një qendre tregtare në Kaçanik, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78-vjeçar nga fshati Nikaj Kaçanik. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i janë kthyer paratë dhe dokumentet e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar policin Sabedin Livoreka për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.