Me rastin e 18 shtatorit, Ditës Botërore të Pastimit e cila është ngjarja më e madhe në botë e eleminimit të deponive ilegale të mbeturinave, në Komunën e Vushtrrisë janë organizuar një sërë aktivitetesh për pastrimin e deponive ku janë organizuar disa aksione në vende të ndryshme.
Shënimi i kësaj dite, ka filluar me pastrimin nga Sitnica tek pjesa e quajtur Dyneku si dhe Deponinë në fshatin Pestovë.
Ky aksion i pastrimit është organizuar nga Kompania“Uniteti”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe nga Drejtoria e Emergjencave të cilat po punojnë së bashku për largimin e deponive nga këtë lokacione.
“Dita e Pastrimit të Botës” organizohet në më shumë se në 180 vende të botës dhe ka për qëllim dhënien e fokusit të plotë të nevojës për kujdesin ndaj mjedisit.