Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune ka mbajtur një tubim me asambleistin Dardan Merovci dhe banorët e fshatit Samadrexhë me të cilët ka biseduar për programin +4 dhe projektet në këtë lokalitet duke premtuar përkrahje më të madhe për sportin.
Postimi i plotë në facebook:
Dje në Samadrexhë, vatrën e sportit të hendbollit, u takuam me asambleistin tonë Dardan Merovci, pamë fillimin e mbarë të kampioneve të Kosovës në Hendboll Khf Vushtrria dhe biseduam për projektet në këtë lokalitet.
Mbi 100,000€ e kemi rritur buxhetin për përkrahje të sportit në mandatin e parë, programi +4 do të rrisë edhe më shumë përkrahjen për sportin. KH Samadrexha është përkrahur si asnjëherë më parë e prap do të ketë përkrahje institucionale.