Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Klinë ka kërkuar që të votojnë kandidatin e partisë së tij për kryetar të komunës, Zenun Elezaj, edhe për një mandat.
Votën ndaj tij, Haradinaj e cilësoi si zgjidhje të duhur.
”Me Aleancën, Klina e ka pa dritën, e ka pa punën e njerëzve të mirë edhe vërtetë me punën e kryetarit Zenun Elezaj po dëshmohet për ditë se jo vetëm që bëhet vend i jetueshëm por do të jetohet me dinjitet”.
”Sot ju drejtohem që të bëni zgjidhjen e duhur, me 17 Tetor votoni njeriun e dëshmuar, njeriun e vlerave, njeriun tuaj dhe listën e dëshmuar, listën e vlerave të Aleancës, numrin 121”.
Haradinaj këto thirrje i bëri nga parku i Klinës, për të cilin tha se është tregues për punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.