​Lipjani lanson Regjistrin e Thjeshtëzuar Elektronik të Procedurave Administrative

Kosova

​Lipjani lanson Regjistrin e Thjeshtëzuar Elektronik të Procedurave Administrative

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:41
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e IFC -së në Kosovë Visar Perani, drejtorin e Përgjithshëm të ASHI –së në Kosovë, Kujtim Gashi, kanë lansuar regjistrin elektronik për procedurat administrative të Komunës së Lipjanit.

Ahmeti ka falënderuar të gjithë akterët që kanë përzgjedhur Komunën e Lipjanit që të realizohet ky projekt me qëllim të avancimit të procedurave administrative në nivel komunal ku qytetarët dhe bizneset kanë ndërveprim me të shpeshtë.

Ai ka theksuar se Regjistri elektronik ofron informacion të detajuar për të gjitha procedurat e lëshuara nga komuna të tilla si tarifat, dokumentacioni i kërkuar, afatet ligjore, regjistri njëkohësisht është publikuar edhe në platformën “ekosova”, ku falënderoi ASHI-në për përfshirjen e Komunës së Lipjanit në këtë portal shtetëror për ofrimin e informacionit dhe shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Nga ana tjetër, drejtori IFC -së në Kosovë Visar Perani dhe drejtori i Përgjithshëm të ASHI –së në Kosovë, Kujtim Gashi kanë falënderuar Ahmetin për gatishmërinë e realizimit të këtij projekti ku bizneset dhe qytetarët e Lipjanit me përdorimin e kësaj platforme do të marrin të gjitha informacionet në lidhje me procedurat në internet, të shkarkojnë formularët e aplikimit dhe në këtë mënyrë të kursejnë kohën e tyre të çmuar.

Para publikimit të regjistrit elektronik, Komuna e Lipjanit së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore përmes "Klimës së Investimeve në Kosovë", projekt i cili financohet nga qeveria zvicerane ka punuar së bashku për të ndërmarrë reforma për të përmirësuar të gjitha procedurat administrative të lëshuara nga komuna që merren me bizneset dhe qytetarët.

Komuna ka thjeshtuar rreth 1/2 e procedurave të saj administrative duke çuar në kursime para dhe kohë për bizneset dhe qytetarët për rreth 250.000 euro në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat