Instruktori i mbrojtjes së afërt Fidair Berisha, ka folur rreth organizimit të mbrojtjes së afërt për personalitetet politike.
Berisha në Sytë 7 shpjegoi se kur personalitetet e larta politike vendosin të shkojnë në veri duhet të hartohen plane operative.
Ai theksoi se për sigurinë e tyre kërkohet organizim i madh duke i angazhuar edhe mbi 10 agjentë varësisht nga specifikat e aksionit.
“Për nivele të larta hartohen plane operative. Kalon mbi tetë, dhjetë e tutje varësisht prej specifikave dhe natyrës së rrezikut që pritet”.
“Në siguri nuk i vihet pika, kaq duhet dhe pikë. Në siguri kërkohet fleksibilitet në veçanti tek mbrojtja e afërt kërkohet fleksibilitet. Nuk mund të jesh në mënyrë rixhide duhet tre dhe pikë. Jo nuk shkon. Varësisht prej nivelit të rrezikshmërisë hartohet edhe plani operacional”.
Instruktori i mbrojtjes së afërt foli edhe për një aksion ku pjesëtarët e mbrojtjes së afërt janë plagosur rëndë.
“Sfidat kanë qenë nga më të ndryshmet. Ju kujtohet me siguri kur është sulmuar Anton Berisha. Aty pjesëtarët e mbrojtjes së afërt janë sulmuar edhe me mjete më të sofistikuara deri në zolla dhe bomba, përveç kallashnikovit dhe armëve tjera. Aty ka pasur pjesëtarë që janë plagosur rëndë”.