Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje i cili është kandidat për komunën e Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit, po premton që do të ketë cilësi më të mirë në arsim.
Avdijaj thotë se numrin e bursave për studentët do ta ngritin në 100 bursa në vit.
Sipas tij deri tash janë dhënë deri 40 bursa.
“Në sistemin e arsimit, ne do të fuqizojmë cilësinë e arsimit në shkollat tona. Me shumicën e bizneseve që kam kontaktuar e kam hapur edhe temën për përkrahje për bursa për student, deri më tani komuna e Istogut i ka dhënë 30 deri 40 bursa në vit, ne do ta ngritëm këtë deri në 100 bursa”, tha Avdijaj.