Java në vijim sjell periudha me shi, e nga mesi i javës mot më të ftohtë.
Dita e hënë e kësaj jave të fundit të shtatorit mbetet me temperatura verore, derisa gjatë ditës vransirat fillojnë të shtohen
Prej ditës së martë na pret mot i paqëndrueshëm e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, të martën të shoqëruara edhe me bubullima dhe me rënie të temperaturave, më të ndjeshme ditën e enjte.
Në fundjavë pritet mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, e për momentin nuk parashihen kushte për të reshura.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e hënë kalon edhe në vlera mesatare, e nga dita e martë mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe në të mira.
27.09 - Mbetet shumë ngrohtë, derisa gjatë ditës vransirat shtohen, e më vonë me mundësi për riga lokale shiu.
28.09 - Vransira të ndryshueshme. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Pasdite reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.
29.09 - Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.
30.09 - Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
1.10 - Vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 15C, të premten me rënie deri në 8C. Maksimalet nga 28C zbresin deri në 20C ditën e mërkurë, e të enjten edhe në 15C.
Nga e hëna në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe frynë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, nga e mërkura me tendencë të rritjes.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/27/auto_243102773_4382608808453505_4761363645892513913_n1632718362.png)