Kandidati i LDK-së për kryetar komune të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka shpërndarë një fotografi nga vizita e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut në këtë komunë, së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, si dhe ish-kryeministrin, Avdullah Hoti.
Krasniqi ka thënë se gatishmëria e rahovecasve për ndryshime të mëdha vërehet çdo ditë, në çdo cep të komunës.
”Koha për ecje para për secilin, e jo për secilin që ngjyroset politikisht me libreza false, pasi aty vetëm fjala mirëqenie nuk është”, ka shkruar kandidati në Facebook.
“Rahoveci për të gjithë”.