Kandidati për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi ka treguar projektin e tij për fermerët.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka treguar se në qeverisjen e ardhshme do të bëjnë subvencionimin e ndërtimit të 20 minifermave për 5 krerë lopë”.
Postimi i tij i plotë:
#Bashkë për bujqësinë
Vizioni ynë: “Përkrahja e vazhdueshme e bujqëve dhe inkurajimi i qytetarëve për zhvillimin e bujqësisë”.
Para jush, po prezantojmë njërin nga prioritetet e platformës qeverisëse #Bashkë për bujqësinë, projektin: “Subvencionimi i ndërtimit të 20 minifermave për 5 krerë lopë”.
Platforma jonë për bujqësi, përmban 11 proritete, të cilat me besimin tuaj do t’i bëjmë realitet!
#Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Voto