Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar qytetarëve të Kamenicës për zgjedhjet e 17 tetorit.
Haradinaj ka thënë se është nder i madh për të takimi me qytetarë të Kamenicës.
“Posaçërisht është nder për mua të kërkoj votën dhe besimin tuaj, për listën për Asamble të AAK-së” – tha Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka kërkuar besimin e qytetarëve për kandidatin e Aleancës për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi.
Tutje, Haradinaja theksoi se Jakupi është inxhinier me profesion.