Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e heroit Zahir Pajaziti.
Ai u prit nga familjarët e tij.
“E freskët dhe e papërsëritshme mbetet gjithmonë kryengritja dhe rënia heroike e tij dhe bashkëluftëtarëve, që u bënë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e gjithë kombit”, shkruan ministri Mehaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Komandanti i Lavdishëm i UÇK-së, Gjenerali Madhështor, Zahir Pajaziti, është dhe do të jetë gjithmonë, njëri ndër personalitetet më të rralla dhe më të shquara të historisë së luftërave çlirimtare të kombit tonë.
Për personalitetin e tij, pata mësuar shumë edhe nga babai im, si shok të mirë në Akademinë e Policisë me Zahirin.
Vizita e sotme e radhës ishte në familjen e tij, ku u pritëm ngrohtësisht nga vllai i heroit, Bajram Pajaziti dhe familjarët tjerë.
Më pas vizituam Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” ku bëmë nderime pranë varrit të tij.
Nderim dhe kujtim i përjetshëm për jetën, veprat dhe luftën e Gjeneral Zahir Pajazitit.
E freskët dhe e papërsëritshme mbetet gjithmonë kryengritja dhe rënia heroike e tij dhe bashkëluftëtarëve, që u bënë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e gjithë kombit!
Lavdi e përjetshme për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin, si dhe të gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut!