Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një postim të saj në Facebook ka shkruar për vdekjen e një të riu duke thënë se është tronditëse që para disa ditësh edhe babai i tij ndërroi jetë.
Kadrijaj shkruan se familjarët shqetësoheshin që të paktën ky ta kalonte këtë sfidë.
Postimi i plotë:
Au Kushtrim ..
Sa menduam se ja dole prej kësaj sëmundje vdekjepruese nuk paska qene e vertetë.
Tronditëse se para sa ditë humbe edhe babanë për të cilin as qe e more vesh që ka vdekur.
Familjarë të gjithë angazhimin dhe shqetësimin e kishin që bile ti ta mbijetoje kete sfidë.
Qofsh banor i xhehnetit e familjes ngushëllime të sinqerta.Bota sot