Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Arton Muhaxheri, ka prezantuar kandidatën për asamble në Doberdol, Triera Kastrati, për çka ka thënë se do të punohet për të gjitha problemet e kësaj zone.
Sipas tij, Doberdoli vazhdon të ketë probleme me kanalizimin, rrugët, ujësjellësin dhe ndriçimin publik.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me kryetarin e degës z. Xhavit Haliti kemi takuar banorët e fshatit Doberdol ku prezantuam edhe kandidatën për asamble të kësaj zone Triera Kastrati.
Doberdoli vazhdon të ketë probleme me kanalizimin, rrugët, ujësjellësin dhe ndriçimin publik probleme këto që do të trajtohen nga grupi i asamblesitëve të ardhshëm të PDK-së në Pejë.
#pdk177
#bashkëpërpejën