Moti për sot dhe ditët në vijim

Kosova

Moti për sot dhe ditët në vijim

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës do të mbajë mot jo stabil i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende –vende edhe të intensitetit të lartë.

Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Datat:

4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.

6.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në mbrëmje më të vazhdueshme.

7.10 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

8.10 – Kryesisht me vransira, e herë herë priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, ndërsa maksimalet do të jenë mbi vlera mesatare deri ditën e martë me 24C, më pas zbresin deri në 13C ditën e premte.

Era do të fryjë nga jugu e juglindja 3-11m/s, prej ditës së premte edhe nga verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat