Analisti Dardan Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje s’ka kandidatë të denjë për fitore nëpër komuna.
Sipas Gashit, për zgjedhjet e 17 tetorit, VV s’ka kandidatë atraktivë.
“Kandidatë atraktivë, VV-ja nuk ka pothuajse kërkun hiç’’, tha ai në Debat Plus.
‘’Atraktiv është Agim Bahtiri. Mos ia hup tash’’, i tha Astrit Gashi me shaka.
Pavarësisht rezultatit që pati në zgjedhjet nacionale, Vetëvendosje në zgjedhjet lokale po parashihet të ketë luhatje të mundshme sa i përket fitores nëpër komuna.
Mbetet të shihet pas 17 tetorit se cilat nga komunat e vendit do të drejtohen nga kandidatët e zgjedhor për zgjedhjet lokale nga VV-ja.