Hyseni zotohet për qeverisje me qytetarët

Kosova

Hyseni zotohet për qeverisje me qytetarët

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 09:40
Ekrem Hyseni

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar takime elektorale në qytetet dhe në disa fshatra të Llapit.

Në takime të ndara, me të rinj, biznese dhe qytetarë, Hyseni ka shpalosur pjesë nga programi i tij.

Ai thekson se programi i tij është program me të cilin do të qeveriset Llapi katër vitet e ardhshme.

Hyseni ka falenderuar qytetarët llapjanë për përkrahjen e madhe në secilin takim dhe u ka premtuar qeverisje të mirë, transparente, me qytetarin në qendër të vëmendjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat