Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Kosova

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Në Kosovë janë 2 mijë e 237 raste aktive me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka publikuar raportin e fundit rreth situatës me Covid-19, ku është bërë e ditur se për 24 orë janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq si pasojë e infektimit kanë vdekur 2 persona.

MSh ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve janë shëruar 114 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat