Haradinaj përkrah Arta Xhylanit: Brezi i ri do të japë përgjigje për të ardhmen e Drenasit

Kosova

Haradinaj përkrah Arta Xhylanit: Brezi i ri do të japë përgjigje për të ardhmen e Drenasit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:46
Haradinaj dhe Arta Xhylani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Drenasit, nga Sheshi i Heronjve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai ka kërkuar votën për kandidaten e Aleancës për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti Xhylani dhe për listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Kam nderin të kërkoj votën e juaj me 17 tetor, për Artën, për asambleistët tonë me numrin 121” – ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Ai ka vlerësuar brezin e ri si heronjtë e ri, që do të marrin përsipër zhvillimin e Drenasit, pasi që “në Drenas ka shumë punë, të rinjtë po shpërngulen nga mungesa e perspektivës”.

Duke e adresuar këtë brengë të të gjithëve, Haradinaj u shpreh i bindur se “ky brez i ri do t’u japë përgjigje të rinjve të Drenasit, do t’u japë përgjigje femrave të Drenasit, grave, nënave e motrave tona, që të kenë perspektivë në Drenas”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat