Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, sot bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e këtij subjekti, Glauk Konjufca, kanë vizituar banorët e këtij qyteti.
Ai ka deklaruar se kanë gjetur mbështetje nga llapjanët.
“Bashkë me deputetë, e kandidatë për asamble komunale, kudo që po shkojmë po gjejmë mbështetje të jashtëzakonshme në secilen lagje e secilin fshat për numrin 144”, ka shkruar Bulliqi.
Komentet ai i bëri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.