Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në facebook ka treguar se ka vazhduar takimet në Berishë dhelagjen Agim Ramadani, aty ka prezantuar dhe programin e tij qeverisës.
“Ne i njohim të gjitha problemet në këto dy lagje të respektuara të Junikut. Për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak, etj”, u shpreh Shehu.
Postimi i plotë;
Të dashur junikas,
Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kemi vazhduar me takime të shumta me banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani.
Ne i njohim të gjitha problemet në këto dy lagje të respektuara të Junikut. Për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak, etj.
Ne e kemi shpalosur programin tonë qeverisës në çdo familje të këtyre dy lagjeve. Me këtë rast banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani e kanë kuptuar se investimet dhe projektet zhvillimore në këto dy lagje janë prioriteti ynë kryesor.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila po rritet çdo ditë më shumë.
Me 17 tetor, LDK#160
Për Junikun, për të gjithë.
R.Sh