Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri ka paraqitur zhvillimin urban të Vushtrrisë në 4 vitet e ardhshme ku parasheh rindërtimin e ndërtesave shumëbanesore të vjetra.
Me planin zhvillimor të Tahirit do të bëhet fasadimi i banesave të bardha dhe rindërtimi i ndërtesave kolektive të vjetra.
Postimi i plotë i Tahirit:
Zhillimi urban i Vushtrrisë në 4 vitet e ardhshme parasheh rindërtimin e ndërtesave shumëbanesore të vjetra.
Fasadimin e banesave të bardha, rindërtimin e ndërtesave kolektive të vjetra në rrugën “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” dhe Rindërtimin e ndërtesave kolektive të vjetra në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
#160 #LDK #Vushtrri