Organizata “Aureola” me mbështetjen e Rrjetit të Grave të Kosovës përmes Fondit të Grave të Kosovës dhe të financuar nga Bashkimi Evropian zyra në Kosovë, është duke realizuar projektin “ Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje”.
Qëllimi i projektit është pjesëmarrja e grave në mënyrë aktive në politikë dhe vendimarrje në nivel lokal.
Gjatë këtij debati gratë kandidate për këshilltare komunale nga të gjitha subjektet politike, prezantan veten dhe shpalosën programet e tyre, disktuan për projekte dhe çështjet të cilat do t’i adesojnë me prioritet në rast të fitimit të besimit të qytetarëve.
Ndër temat të cilat u trajtuan ishin, shëndetësia, arsimi, papunësia në theks të veçantë e grave, ambienti, përkrahja e bizneseve të grave.
Kandidatet u zotuan se do të punojnë për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve e në veçanti të gruas.
Mbledhja u mbajt duke respektuar masat sipas vendimeve dhe akteve tjera të nxjerra nga Qeveria e Repuplikës së Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK lidhur me situatën nga Pandemia Covid-19.