Adnan Rrustemi, kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se në sektorin e shëndetësisë nga qeverisja aktuale nuk është punuar mjaftueshëm.
Madje Rrustemi thotë se parat për menaxhimin e pandemisë kryetari aktual i kësaj komune i ka investuar në asfaltimi e rrugicave private.
“Në katër vitet e fundit mandatit të tij të dytë thjeshtë nuk ka asnjë projekt kapital me të cilin ai mund të identifikohet përveç asfaltimit të rrugicave private nëpër fshatra(…)
Është e vërtet se 50 mijë euro nga buxheti i alokuar nga niveli qendror për menaxhimin e luftës kundër pandemisë janë orientuar në shtrimin e asfalteve dhe mirëmbajtjen e tyre,”– tha Rrustemi.