Kryetari aktul i komunës së Klinës, Zenun Elezaj në “Info Magazinë” ka folur për projektet që ka realizuar për gati katër vite në krye të kësaj komune.
Ai për këtë përiudhë theksoi investimet në infrastukturën rrugore dhe rrjetin e kanalizimit.
Elezaj gjithashtu foli edhe për ndërtimin e parkut të qytetit dhe stacionit të autobusëve.
“Qytetit të Klinës i kemi dhënë parkun e qytetit, që është një vend shumë atraktiv, në atë park kemi dhënë fushën e futbollit që është ndihmë e madhe për talentët e rinjë dhe tanimë është në përfundim edhe stacioni i autobusëve, i cili do të jetë një vend i rëndësishëm dhe do të jetë pothuajse në qendër të qytetit”, u shpreh Elezaj.
Ai gjithashtu bëri të ditur se faza e parë e ndërtimit të stacionit të autobusëve pritet të përfundoi këto ditë dhe të filloi shfrytëzimi i tij.
“Ka qenë i parealizuar, por edhe pa lokacion dhe me harta zonale që ka qenë një document i rëndësishëm urbanistik, me vendim të Kuvendit Komunal kemi përcaktu lokacionin dhe janë kriju mundësitë për të fillu ndërtimin e stacionit të autobusëve, ndërsa faza e parë pritet këto ditë të përfundoi dhe të filloi shfrytëzimi i stacionit të autobusëve”, tha Elezaj.
Tutje, Kryetari aktual i Klinës foli edhe për mungesën e ujit të pijshëm, ku tha se përmes investimeve shtesë synojnë që në vitet 2023/24 të gjitha fshatrat e Klinës të kenë ujë të pijshëm.