Nën orë policore me 1 mijë e 335 raste aktive me koronavirus

Kosova

Nën orë policore me 1 mijë e 335 raste aktive me koronavirus

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë 1 mijë e 335 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja dhe viktimave ditëve të fundit ka shënuar rënie. MSh-ja sot ka raportuar për vetëm një viktimë dhe 25 raste të reja.

Kurse, dje nuk u shënua asnjë viktimë nga koronavirusi. E nga 2 mijë e 347 testime të kryera, vetë 30 mostra rezultuan pozitive me koronavirus.

Pavarësisht numrit jo të lartë të rasteve aktive me COVID-19 dhe kërkesave të shumta për heqjen e orës policore, në Kosovë kjo po vazhdon të jetë si masë aktive ora policore nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat