Kandidati i Partisë Social Demokrate për kryetarë të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë së dielës ka vazhduar aktivitetin e tij parazgjedhor.
Në fshatin Hogosht, ai u takua me klubin “Dardana Motorcross”, të cilëve iu premtoi se do ta bëjë një pistë e do të organizohen gara në këtë fushë.
Përveç këtu, Kastrati, një javë para zgjedhjeve vizitoi edhe një familje në Kamenicë që njihet se dekada më parë u angazhua për zhvillime shoqërore.