Kandidati për kryetar të Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka shpalosur programin për mjedisin.
Gashi parasheh 5 projekte të rëndësishme si:
1. Vazhdimin e projektit të koongjenerimit (ngrohjes qendrore)
2. Menaxhimin e cilësisë së ajrit
3. Impiantet e ujërave të zeza
4. Klasifikimi i mbeturinave
5. Rritja e hapsirave gjelbëruese.
Postimi i plotë:
#Bashkë për mjedisin Përkushtimi ynë në rritjen e hapësirave gjelbëruese është i pandalshëm, ne kemi ndërtuar 14 parqe të reja, në hapësira të cilat ishin deponi ilegale të mbeturinave. Kemi krijuar hapësira të përshtatshmë për të gjitha grupmoshat.
Në platformën qeverisëse #Bashkë, kemi përcaktuar pesë shtyllat kryesore ku do të bazohet strategjia e mjedisit:
1.Vazhdimi i projektit të Koogjenerimit (ngrohjes qendrore),
2.Menaxhimi i cilësisë së ajërit,
3.lmpiantet e ujërave të zeza,
4.Klasifikimi i mbeturinave,
5.Gjelbërimi ruajtja dhe rritja e sipërfaqeve gjelbéruese (parqe, sheshe, mobileri urbane).
Parqet- projektet kapitale
1.Parku në Lajthishtë,
2.Parku në Haden e Re,
3.Parku në Graboc,
4.Parku në Mazgitin e ulët tek lagjja Haziri,
5.Parku në Breznicë,
6.Projekti për eko-ulëset me sistem gjelbërimi i paraparë në hapësirat publike, sheshe, parqe e shkolla,
7.Vazhdimi i trajtimit të shtretërve të lumenjeve në territorin e komunës së Obiliqit,
8.Vazhdimi i projektit të brezit të gjelbërt, shtigjeve të biçikletave deri tek rrethrrotullimi në Shkabaj, prej qendrës së qytetit të Obiliqit deri tek projekti aktual,
9.Ndërtimi i shtigjeve të biçikletave prej qytetit tė Obiliqit tek fshati Milloshevë,
10. Parku te banesat sociale, (infrastruktura komplete, parkingjet dhe rruga). Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin. Xhafer Gashi