Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Me dozën e parë janë vaksinuar 823.857 qytetarë.
Kurse deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kujtojmë që në Kosovë jepen vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/11/auto_A01DAC3F-5E14-4934-9128-735403E541F9-768x7681633904382.png)