​Shqiptohen 462 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 462 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.

Gjatë së dielës policia ka shqiptuar 462 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërsa aktualisht në vend janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat