Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim zgjedhor përpara suharekasve ka thënë se Suhareka është kampion i zhvillimit në vend.
Ai tha se komuna të cilën momentalisht e udhëheq Bali Muharremja nga AAK, Suhareka, është komuna më e pastër, më e zhvilluar, më urbane e më moderne.
Ndërsa, për Muharremajn, Haradinaj tha se është njeri i përgjegjshëm, punëtor e i pa korruptuar.
“Bali Muharremaj është njeri i cili prej agut deri në terr ka jetu me problemet e qytetarëve. Bali Muharremaj ka qenë njëri prej jush i cili ka bërë vepra të mira në Suharekë dhe na ka bërë krenarë të gjithëve”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diel, me datë 17 tetor.