Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare Xhafer Gashi ka prezantuar projektin për “Ndërtimin e katit të dytë të QKMF-së”.
Gashi theksoi se janë të fokusuar që të krijojnë hapësira të reja në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.
Postimi i plotë:
Projekti ideor: “Ndërtimi i katit të dytë të QKMF-së”Ne, jemi të fokusuar që të krijojmë hapësira të reja në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, rrjedhimisht në platformën tonë qeverisëse #Bashkë planifikohet inkuadrimi i profileve të veçanta të profesionistëve shëndetësore.Jemi #bashkë dhe me besimin tuaj për numrin 109.
Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jetësojmë planet dhe vizionet tona për të tashmen dhe të ardhmen e sigurtë në qytetin e Obiliqit!Xhafer Gashi