Totaj në takim me bizneset e vogla të Prizrenit zotohet për krijimin e Fondit të Bizneseve

Kosova

Totaj në takim me bizneset e vogla të Prizrenit zotohet për krijimin e Fondit të Bizneseve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme edhe pse me një mot me shi, Kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së z. Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kandidatë për Kuvendin e Prizrenit Kushtrim Çoçaj dhe Edona Krasniqin kanë vizituar dhjetëra dyqane biznesi, duke filluar nga gryka njëdrejtimëshe nën Shtëpinë e Bardhë e deri te Tregu i gjelbër.

Me të gjithë këta biznesmen dorë më dorë e sy me sy kryetari i ardhshëm i Prizrenit Shqir Totaj, ka bisedua për Fondin për biznese, për realizimin e projektit që të zgjidhet çështja e parkingjeve në ambientet pas Shtëpisë së Bardhë dhe rregullimi i rrugës nëntokësore, në mënyrë që karshi parkingjeve të zgjidhet edhe funksionalizimi i rrugës kryesore.

Bizneset pos që u zotuan se do ta përkrahin kandidatin Shaqir Totaj, ata kanë treguar se arsyeja e vetme është se janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen e katër viteve të fundit dhe në vend që të përkrahen janë penguar me masa shtrënguese.

Ata gjithashtu kanë theksuar se mungesa e trotuareve dhe parkingjeve po e vështirëson zhvillimin e bizneseve. Andaj, shpresat i kemi në fitoren e PDK-së, e cila do të jetë fitore edhe për ne, sepse shpresojmë në sinqeritetin dhe në gatishmërinë për t’i bërë kërkesat realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat