Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Vushtrrisë, Mensut Ademi, duke komentuar programet e kundërkandidatëve për zgjedhje, ka thënë që më vështirë i realizueshmi është i kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“E kam një grup punues dhe e kom marr programin e secilit kandidat edhe të kryetarit aktual, Xhafer Tahirit. Së pari, kom fillu me programin e Tahirit dhe e kom marr edhe buxhetin i cili është miratuar në komunën e Vushtrrisë. 60 për qind e premtimeve që janë në planin zhvillimor të LDK-së nuk i kam gjetur në buxhetin që e kom prezent dhe nuk janë ndarë mjetet materiale”.
Ademi në Edicionin Zgjedhor, ka thënë që të gjithë kandidat kanë sjellë një program për të mirën e qytetarit, por që sipas tij, nuk është i realizueshëm pasi s’ka buxhet.
“Është një buxhet megaloman sidomos i Xhafer Tahirit dhe është vështirë i realizueshëm. Nëse ka gjetur fonde ndërkombëtare atëherë është lehtë i realizueshëm”, u shpreh tutje ai.