Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës anti-Covid.
Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 641.772 qytetarë.
Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.
Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.193 testime, prej tyre
35 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 79 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.
Në total numri i rasteve aktive është 1.051.