Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se qeverisja e tij do të përbëhet 50% nga grate.
“Podujeva Për Të Gjithë ka në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Podujeva Për Të Gjithë ka në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton.
Do të fillojmë me ekzekutivin, i cili në përbërje do t’i ketë 50% gra, për të vazhduar me përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe mbështetjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë.
Këto janë disa nga pikat e programit tonë të cilat i prezantuam gjatë takimit me gra, e ku prezantuam edhe kanididatet tona për asamblenë komunale.
#LDK160✅